Kosovë
Reagon Vlora Çitaku pas tërheqjes si ambasadore në ShBA: Ishte nderi i jetës, Kosovë po kthehem

Ambasadorja e deritashme në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi u bë zyrtar nënshkrimi i dekretit të presidentit Thaçi për tërheqjen e saj nga misioni diplomatik në ShBA.
Periskopi mori vesh më herët se një gjë e tillë kishte ndodhur me kërkesë të vetë znj.Çitaku.
Në adresimin e fundit ajo thotë se “ka qenë nderi i jetës së saj” të përfaqësonte Kosovën në vendin më mik të saj, ShBA, përcjell Periskopi.
“Dua t’i falenderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha vërtetë e privilegjuar që kisha mundësinë t’i jepja zë storieve të pabesueshme të rinisë së mahnitshme të Kosovës në Washington DC dhe përgjatë gjithë ShBA-ve.” – ka shkruar znj.Çitaku.
Ajo ka falenderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të gjatë kësaj periudhe kohore, ndërsa ka thënë se do të kthehet në Kosovë me “Kosovë, po kthehem”.
Reagimi i plotë:
It is official ?
After over five years in Washington DC, the time has come for me to go back home.
Representing #Kosovo in the #UnitedStates has been the honor of my life.
I want to thank the institutions of the Republic of Kosovo for the trust placed in me during this time.
I was truly privileged to be able to echo the incredible stories of Kosovo’s amazing youth in #WashingtonDC and across the US.
To all the wonderful young women & men who have inspired me:
THANK YOU!
Being your champion has been the greatest joy.
To all my friends in DC and around the United States: Thank you for your friendship & cooperation!
While the pandemic has limited my options, I will try to see as many of you as possible before I go.
USA ?? Thank you for having me❤️
Kosovo ?? here I come




















