Sport
Rashica në stol, Werderi barazon me Hoffenheimin


Werder Bremeni nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve ndaj Hoffenheimit, edhe pse shënoi i pari në sfidën e zhvilluar në “Weserstadion”. Ekipi i drejtuar nga Kohlfeldt (preferoi ta mbante Rashicën në stol) e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me Eggestein, por miqtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt me Geiger në minutën e 22-të. Pas këtij momenti të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar e për rrjedhojë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Wolfsburgu iu imponua 2-1 Arminias së Bielefeldit në “Volkswagen Arena”, ku vendasit u mjaftuan me dy gola të shënuar nga Weghorst dhe Arnold, në harkun e dy minutave lojë (19’ dhe 20’). Arminia mundi ta hapte ndeshjen 10 minuta para fundit të kohës së rregullt me golin e Schipplock, megjithati i munguan forcat për të tundur për herë të dytë rrjetën, çka do t’i siguronte të paktën një pikë.






















