Connect with us

Kosovë

Raporti i pandemisë: 104 të infektuar, 2 të vdekur – gati 900 të testuar për një ditë

Publikuar

Insitituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka publikuar raportin e pandemisë për 24 orët e fundit, e i cili është mjaft shqetësues. 

Sërish numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar mbi 100, saktë 104, ndërsa numri i të vdekurve për një ditë është 2 sosh.

Sidoqoftë, numri i të testuarve ka arritur numër rekord është është plot 889 për 24 orë në ShSKUK, raporton Periskopi.

Sërish kryeqyteti prin me numrin e të infektuarve, duke pasur trefishin e komunës që renditet e dyta e që në këtë rast është Peja.

Raporti i plotë: 

42 TË SHËRUAR DHE 104 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

NA NDIQ NË FACEBOOK