Connect with us

Lajme

Rama thotë se pa marrëveshje rajonale s’mund të ketë ujdi bilaterale për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth marrëveshjes së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, e cila në njërën nga pikat e saj përfshinë edhe çështjen e një Mini-Sengeni Ballkanik.

Rama pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare, i pyetur pse nuk është hequr akoma kufiri mes Kosovës e Shqipërisë, ka deklaruar se një gjë e tillë s’ka si të ndodhë pa marrëveshjen rajonale, njofton Klan Kosova.

”Gabimi që bëhet shpesh, disa të tjerë e kanë bërë sepse nuk duan të kuptojnë, sepse nuk janë të interesuar të hyn më thellë, po thjeshtë ju pëlqen si përrallë, është që ne të mbyllemi të prodhojmë domatet e të hamë domatet tona”.

”Janë kategori njerëzish që nuk kuptojnë lidhjen e thjeshtë midis të dyjave – midis çlirimit të barrierave, midis nesh dhe shengenit rajonal”.

”Pse në kaq vite, e keni dëgjuar kaq shpesh se do hiqet kufiri, do të hyni e do dilni pa rradhë dhe kjo nuk ndodhë”.

”Nuk ndodhë kjo, dhe nuk ndodhë asgjë tjetër si duhet sepse nëse nuk ndodhë në kontekstin rajonal nuk mund të ndodhë në kontekstin bilateral”.

”Ata që predikojnë këtë, ose janë të qëllimshëm, ose nuk kuptojnë”.

”Shqipëria dhe Kosova nuk mund të vendosin në mënyrë bilaterale, që ne po heqim kufirin, sepse jo Beogradi, por Washingtoni dhe Brukseli do të ngriteshin – gjënë e parë dhe vijnë atje e thonë Shqipëria e Madhe”.

”Atëherë cila është rruga? – Rruga është që për interesin tonë, për përfitimin tonë, jo të të tjerëve, ne të hyjmë në këtë kontekst ku kemi hyrë tashmë”.

”Sot ne folëm për heqjen e kufirit. Të jeni të sigurt, që nuk ka si guxon të vijë dikush nga Beogradi, apo Brukseli të çohet e të vijë e të thotë Shqipëri e Madhe”.

”Sepse ne kemi hyrë në procesin rajonal. Nuk na thotë dot ne Serbia, në këtë proces, pse bëtë me Kosovën këtë, pse bëtë me Kosovën atë. Nuk na del dot njeri pengesë. Ashtu si kundër ne duhet të ecim me të tjerët”.

”Deti është i shqiptarëve, nuk është i serbëve, porti është i shqiptarëve, nuk është i serbëve. Shpresoj shumë që kësaj çmendurie t’i ketë ardhur fundi e të mos na shfaqet prapë si një rikthim në bazë”.

”Sepse po të çohesh në mëngjes po të kujtohet At Gjergj Fishta, ‘Si janë shqiptarët, siç i do armiku”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK