Connect with us

Lajme

Rama publikon vlerësimin e ”The Lancet” për sektorin e shëndetësisë: Shqipëria me pikët më të larta në rajon

Publikuar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar vlerësimin e ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë.

Sipas Ramës, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon. Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor gruphet dhe me disa vende lindore të BE.

Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

STATUSI NGA EDI RAMA 

MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë

.

NA NDIQ NË FACEBOOK