Connect with us

Lajme

Rama në mbledhjen e qeverive: Ambicia jonë është heqja e kufirit – Porti i Durrësit de facto do jetë i Kosovës

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se heqja e kufirit me Kosovën, është një nga ambiciet e parive të të dy qeverive shqiptare të cilat po mbajnë mbledhjen e tyre të radhës në Tiranë.

Rama deklaroi se pavarësisht bashkëpunimit të madh mes të dyja vendeve dhe dokumenteve të nënshkruara në Pejë, këto nuk mjaftojnë, njofton Klan Kosova.

”Arritjet dhe bashkëpunimi i deritashëm nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota po ashtu heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

”Besoj që është e rëndësishme që ministritë e brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar data bazën e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin e përbashkët të hyrje e daljeve në të gjitha pikat e perimetrit tonë të përbashkët që do të na mundësonte hapjen përfundimtare tonë të kufirit”.

”Dua ta vlerësojë angazhimin e dy qeverive për funksionimin e zyrës operative. Marrëveshja që së shpejti do të firmosim në javët e ardhshme për kontrollin e hyrje daljes së mallrave, na çon në një destinacion deri përpara disa vitesh të paimagjinueshëm”.

”Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion, shëndrrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”.

”Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që porti i Durrësit të kthehet në një port strategjik, gjë që e kam konstatuar me shumë kënaqësi edhe si fakt edhe në marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington pak javë më parë”.

”Por ambicia jonë nuk ndalon me kaq”.

”Me këtë marrëveshje ne më në fund do të mundësojmë procedurisht, njohjen automatike të agjentëve doganor të të dyja vendeve, njohjen e garancive në të gjitha pikat doganore”.

Sipas Edi Ramës kriza e shkaktuar nga pandemia nxori në pah, jo vetëm dobësitë, por edhe pikat e forta të qëndrueshmërisë së bashkëpunimit shqiptar, njofton Klan Kosova.

”Është fakt dhe faktet për fat të keq në kohën që jetojmë kanë shumë më pak peshë në sytë dhe veshët e njerëzve.

”Pa dyshim për këtë fakt pak kush e ka marrë mundimin të flasin që si rezultat konkret i lehtësimit dhe heqjes së barrierave, është shënuar një rritje të konsiderueshme e shkëmbimeve tregtare në një klimë jo të favorshme”.

”Ky hap do të kërkojë kohën e vet për tu materializuar, por shkon në paralel me atë që praktikisht po realizojmë, një port të përbashkët në Durrës, të Shqipërisë dhe Kosovës – në funksion të të gjithë rajonit”.

”Që padyshim e kërkon vetvetiu e kërkon një lidhje të shumëfishtë ajo pamje e transportit përfshirë edhe hekurudhën”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK