Connect with us

Kosovë

Racizmi i eurodeputetit francez: Me futjen e Shqipërisë në BE, do të ketë sulme terroriste nga islamikët shqiptarë

Publikuar

Eurodeputeti francez Jerome Riviere, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mbajtur për prezantimin e paketës së zgjerimit të BE-së për 2020-ën, përdori tone raciste dhe paragjykuese ndaj shtetit shqiptar dhe shqiptarëve.

Eurodeputeti e cilësoi futjen e Shqipërisë në BE si një rrezik terrorist për të gjithë unionin.

“Me futjen e Shqipërisë në BE, do të rrezikohemi nga terrorizmi. Futja e Shqipërisë në BE do të shkaktojë fundin e BE-së. Do kishte sulme terroriste në gjithë BE-në nga islamikët e Shqipërisë.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i President i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ndaj deputetit, i cili i kërkoi të fliste me respekt dhe mos të përdorte etiketime të tilla.

NA NDIQ NË FACEBOOK