Connect with us

Kosovë

Qeveria e Spanjës mësyn të ndryshojë ligjin e abortit: Vajzat e reja s’kanë nevojë për miratimin e prindërve

Publikuar

Qeveria spanjolle ka thënë se po kërkon të ndryshojë ligjin për lejimin e abortit në mënyrë që t’iu lejojë 16 dhe 17 vjeçareve që të kryejnë abort pa lejen e prindërve.

Ministrja e Barazisë, Irene Montero, tha se gratë duhet të kenë të drejtën “për të vendosur për trupat e tyre”.

Në vitin 2015, Partia Popullore që ishte në pushtet ndryshoi ligjet e abortit në Spanjë dhe mandatoi miratimin prindëror për vajzat e moshës mes 16 dhe 18 vjeçare, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Aborti është i ligjshëm në Spanjë për 14 javët e para të shtatzënësisë së gruas.

Të mërkurën, znj.Montero tha se reforma ishte “më shumë se e domosdoshme”.

Ajo shtoi se do të njoftoheshin edhe masa të tjera, përfshirë fokusin më të madh në edukimin seksual të cilin e përshkroi si “vaksinë” në luftën kundër dhunës gjinore.

Për ta kaluar këtë ligj atyre iu duhen 176 vota në parlament, ose një shumicë absolute. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK