Kosovë
Qesharaku Vulin: Izetbegoviqi të tregojë kush deshi ta vrasë Vuçiqin në Srebrenicë

Aleksandër Vulini i është kundërpërgjigjur Bakir Izetbegoviqit, i cili tha se Aleksandër Vuciq nuk e ka ftuar përfaqësuesin boshnjak për vizitë në Beograd, derisa një ftesë ua ka bërë Dodikut dhe Coviqit.
Vulini ka thënë se ‘Vuciq e fton kë të dojë për vizitë” dhe se ‘Izetbegoviq duhet të përgjigjet se kush deshi ta vrasë Vuciqin në Srebrenicë”.
“Izetbegoviq është i zemëruar sepse nuk i është bërë ftesë për vizitë në Veograd edhe pse Vuciqi për dallim nga të gjithë liderët e rajonit, po promovon paqe rreth fqinjëve të tij. Izetbegoviq duhet të tregojë së pari se kush deshi ta vrasë Vuciqin në Srebrenicë”, ka thënë ai, shkruan B92, përkthen Periskopi.






















