Connect with us

Sport

Qesharake: Gjyqtari thotë se do ta shikojë VAR-in, ndërsa VAR nuk ka në këtë ligë

Publikuar

Më saktë, gjyqtari Francesco Meravilla e gjeti veten në qendër të vëmendjes, kur kërkoi që një situatë të shqyrtohej nga VAR.

Por, kjo kërkesë bëhet e çuditshme kur dihet se VAR nuk përdoret në Serie B.

Vendasit kryesuan 2:1 deri në minutën e 94’ në këtë ndeshje, dhe mysafirët arritën të shënojnë në fund. Anësori njoftoi se goli duhet të anulohej si i parregullt.

Maravilla anuloi golin, por nuk ishte i sigurt për vendimin e tij dhe kërkoi ndihmën e VAR.

Lojtarët dhe të gjithë të pranishmit në këtë ndeshje ishin të hutuar në atë që ndodhi./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK