Religjion
Qendra “Akabe” nxorri hafizin e parë të Kur’anit Fisnik

Shkupit i shtohet edhe një hafiz i ri, Numan Selami edhe zyrtarisht mori titullin Hafiz i Kur’anit.
Pas një angazhimi të gjatë Numan Selami sot më datë 21 tetor 2020 u shpall Rojtar i Kur’anit nga ana e Reis-ul-Ulema H. Shaqir ef. Fetahut në prezencë të Komisionit të hifzit që e vlerësuan ate në pesë seanca dëgjimore.
Numan Selami hifzin e filloi në vitin 06.05.2016 kurse e mbaroi më 03.05.2018 tek mualimi, Miftar ef. Islami në mektebin e Çarshisë së vjetër si degë e Q.E.K. – Akabe.
Vullneti dhe dashuria për Kur’anin nuk e zbrapsi as Numan Selamin por as Mualimin e tij Miftar ef. Islami, ata vazhduan fuqishëm edhe pasi mirëmbajtja e lokalit në Çarshi ishte e vështirë nga aspekti material. Pengesat e këtilla si duket ishin vetëm si shtytje e assesi si pengesë gjatë këtij rrugëtimi të shenjtë. Gjitha këto mbesin vetëm si histori kur sukseset janë të pakontestueshme.
Sukses quhet atëherë kur të refuzohet të testohesh për hafiz dhe papritmas të futesh në Garat Kur’anore Republikane dhe të rangohesh i dyti në atë garë në kategorin 30 xhuz!
Qendra për edukim dhe kulturë – Akabe në krye me kryetarin e saj Miftar ef. Islami sot janë krenarë që më në fund padrejtësia ndaj hafizit të përmirsohet dhe ai ta merr titullin e duhur -Hafiz- Numan Selami.
Qendra Akabe do të vazhdon të jetë në shërbimin e besimtarëve të vendit me dy degët e saja në lagjen Fushë Tophan, lagjen Shkup- Veri dhe gjithkund ku i jepet mundësia e shërbimit!
Falënderim i veçant për familjen, myftilerët, hafizlerët, hoxhallarët që vazhdojnë të na mbështesin në këtë mision të rëndësishëm për shoqërinë tonë.
Falënderojmë edhe kryetarin e Kuvendit të RMV-së, z.Talat Xhaferin që i dha vlerë shtesë këtij programi.
Qendra për edukim dhe kulturë – Akabe.
QENDRA AKABE NXORRI HAFIZIN E PARË TË KUR'ANIT FISNIKShkupit i shtohet edhe një hafiz i ri, Numan Selami edhe…
Gepostet von Qendra AKABE am Mittwoch, 21. Oktober 2020






















