Kosovë
Qalaj: Kur je vetë në veturë ose në rrugë, nuk e ke të obligueshme maskën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për rolin e policisë në luftën ndaj koronavirusit.
Tutje ai ka treguar se kur duhet të bartet maska e kur jo.
“Në instruksionet e fundit tashmë edhe kur je duke ecur vetëm në rrugë nuk ka nevojë ta kesh maskën, e as në veturë, por në momentin që je me një tjetër konsiderohet grup dhe duhet ta kesh maskën. Çështja e bartjes së maskave në lokale duket ashtu (absurde), mirëpo edhe në shtetet e tjera njerëzit ku të ulen në tavolinë nuk është e obliguar që ta bartin maskën, mirëpo prej momentit që ngrihet nga tavolina, shembull nëse je në lokal dhe shkon në tualet duhet ta vendosësh maskën. Kjo është e rregulluar ashtu dhe nuk jam ekspert i fushës që ta diskutoj një çështje të tillë”, ka thënë Qalaj.
Sa i përket çështjes së lokaleve ai thotë se situata është pak më e komplikuar, pasi përgjegjës të parë janë inspektorët.
“Rreziku nuk ka kaluar, po shpresojmë që të paktën të shkojmë në këtë ritëm ose të ketë rënie. Kemi pas një rast mbrëmë në një nga qytetet ku në orët e vona ka pasur muzikë dhe jemi të autorizuar që Policia të reagojë dhe natyrisht se janë paraparë edhe dënimet me ligjin anti-covid dhe i është shqiptuar gjoba edhe pronarit të biznesit por edhe këngëtarit që ka qenë duke kënduar”, ka thënë Qalaj.



















