Sport
PSG përgatitet për më të keqen

Starti jo i mirë i sezonit dhe mosmarrëveshjet me drejtorin sportiv, Leonardo, kanë prishur atmosferën në skuadër, dhe zëvendësimi i gjermanit është duke u menduar.
PSG në shtatë xhirot e para të Ligue 1, ka pësuar dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë, pas Lille.
Ata befasuan me humbjen nga Manchester Unitedin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Alternativa e parë e PSG sipas raportimeve në media mbetet Massimiliano Allegri./Lajmi.net/






















