Kosovë
Pse Blerta Deliu po i thotë Anton Qunit po rren?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, lidhur me deklaratën e tij në një emision, se nëse do të duhej të zgjidhte midis ‘Listës Serbe dhe PDK-së, natyrisht se do ta zgjidhte PDK-në’.
Përmes një shkrimi në Facebook, Deliu – Kodra, ia kujton Qunit se është ministër i Ushtrisë së Kosovës, që është pasardhëse e UCK-së.
Ajo shkruan në FB:
Anton Quni paska thanë sonte në një emision, që nëse vihet para një zgjedhje në mes të Listës Serbe dhe PDK-së, normalisht që e zgjedhë PDK-në.
Anton, sikur të përfaqësoje vetëm veten dhe partinë sonte në atë studio televizive edhe mbase nuk do ta kisha marrë mundin që të reagoj, por mbi të gjitha, sonte aty, je si Ministër i Mbrojtjes dhe ishte për keqardhje ta dëgjoj një deklaratë të tillë.
Anton, ministria të cilën e udhëheqë ti, respektivisht Ushtria e Kosovës, nëse keni harruar, është vazhdimësi e UÇK-së.
Të gjithë e dimë kush e ka themeluar UÇK-në dhe kush është meritore për çlirimin e këtij vendi.
Anton, ne e dimë edhe kush me të vërtetë ka luftuar ndaj serbëve më 1999, e kush ka kërkuar para për një gjë tillë. Tjetër gjë që nuk e përmendim.
Gjithmonë kemi pasur dyshime se nuk jeni njeriu i duhur për të qenë në krye të asaj ministrie, dhe deklarata e juaj sonte vetëm sa na e vërtetoi edhe njëherë këtë.
Anton, në këtë rast po të drejtohem vetëm si individ – sepse çfarë dua të them tani nuk dua ta lidhë më postin e ministrit të mbrojtjes.
Ti po gënjen!
Sepse, aktualisht, ju, partia juaj, keni zgjedhur tashmë Listën Serbe. Po bashkëqeverisni me ta, prandaj ju e keni bërë zgjedhjen tuaj.
Dhe Anton, pa dashur që të zgjatem shumë, ju nuk do ta keni kënaqësinë asnjëherë që të viheni para një pozicioni në mes të PDK-së dhe Listës Serbe. Kështu që po ta bëjmë më të lehtë si zgjidhje.
Të lutem zgjidhe Listën Serbe. Nëse jeni në gjendje, që derisa shërbeni si Ministër i Mbrojtjes të dilni me një analogji të tillë – atëherë të qoftë falë Lista Serbe. Ju e meritoni njëri-tjetrin.






















