Connect with us

Lajme

Protestë për dorëheqjen e Mickoskit nga kreu i VMRO-DPMNE-së

Publikuar

Kryetari aktual i komunës së Kavadarcit dhe ish-nënkryetari i VMRO-DPMNE, Mitko Jançev ka bërë thirrje për protestë më 2 nëntor para selisë së VMRO-DPMNE-së për dorëheqjen e kreut aktual të kësaj partie, Hristijan Mickoski, përcjell INA.

Jançev këtë njoftim e ka bërë përmes rrjeteve sociale, duke nënvizuar se Mickoski ka humbur zgjedhjet e fundit dhe se ai duhet të ikë nga kreu i partisë.

Protesta është thirrur më 2 nëntor në mesditë para selisë së partisë më të madhe opozitare. Jançev është pjesë e një grupimi për reforma në VMRO-DPMNE që kërkon kongres të ri partiak. (INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK