Connect with us

Kosovë

Prokuroria akuzon Sami Lushtakun dhe dy të tjerë për sulmin ndaj avokatit Halilaj

Publikuar

më

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Ibrahim Lushtakut e Xhelal Zeqirit për sulmin që i është bërë para gjashtë muajve avokatit, Gazmend Halilaj.

Prokuroria ka ngarkuar dy të dyshuarit Ibrahim Lushtakun (kushëri i Sami Lushtakut) e Xhelal Zeqirin për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa Sami Lushtakun për veprën penale “kanosje”.

Vetë avokati Halilaj kishte bërë me gisht kah Sami Lushtaku për atentatin e rrezikshëm kundër tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK