Sport
Presidenti Ceferin ngushëllon presidentin Ademi për ndarjen nga jeta të Agim Bytyqit

Në nderim të figurës dhe veprës së tashmë të ndjerit Bytyqi mbrëmë është mbajtur një minutë heshtje para ndeshjes së Ligës së Kombeve, Kosovë – Slloveni.
Në telegramin e ngushëllimit të presidentit Ceferin thuhet:
I dashur President, i dashur Agim,
Në emër të UEFA-s dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella për humbjen e Agim Bytyqit, Presidentit të parë të FFK-së.
Duam t’ia shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë vitet që i ka shërbyer futbollit si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm për ngritjen e futbollit në Kosovë.
Ju lusim që t’ua përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.
Sinqerisht i juaji,
Aleksander Ceferin, president i UEFA-s /FFK/





















