Lajme
Posta e Maqedonisë drejt privatizimit

“Posta e Maqedonisë” po shkon drejt privatizimit. Në seancën e fundit të Qeverisë, zv. kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë dhe drejtori i “Postës” janë angazhuar që së bashku të përgatisin studim fizibiliti për procedurën e privatizimit të kompanisë.
Janë ofruar dy opsione: partneritet publiko-privat ose privatizimi i plotë.
Mundësinë e privatimizit e theksoi edhe Kryeministri Zaev i cili shtoi se se vendet me të cilat konkurron Maqedonia kanë postë kryesisht private kurse qëllimi është që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare.


















