Kosovë
Policia bastis shtëpinë e ministrit të Shëndetësisë së Francës, kjo është arsyeja

Policia në Francë ka bastisur shtëpinë e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, si pjesë e një hetimi për menaxhimin e pandemisë, njofton BBC.
Ai është një nga disa ministra, përfshirë edhe të kaluar të Shëndetësisë, që po hetohen në reagimin ndaj pandemisë. Në këtë listë është edhe ish-kryeministri i Francës, Edouard Philippe.
Ministria e Shëndetësisë e Francës ka njoftuar në një komunikatë se operacioni të enjten në mëngjes ka shkuar pa vështirësi.
Procedurat ligjore ende janë duke vazhduar.
Në Francë po vazhdon shtimi i rasteve me koronavirus. Si pasojë Franca ka vendosur të fusë orën policore, që do të hyjë në fuqi nga e shtuna, ku do të ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në ora 6 të mëngjesit.






















