Connect with us

Kosovë

Policia arreston suharekasin: I gjen armatim ‘sa për një Ushtri’

Publikuar

Policia e Kosovës e ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person në Suharek, më saktë në rrugën “Garibaldi” të këtij qyteti.

Polciia ka njoftuar se të arrestuarit i është gjetur një arsenal i madh armësh, që përfshinte vetë armët, karikatorët e fishekët.

“Rr. “Garibaldi”, Suharekë 14.10.2020 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij e cila është bërë me urdhëresën e gjykatës janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë, dy pushkë të gjuetisë, një pistoletë ajrore me 300 copë 17 fishekë të pushkës së gjuetisë cal. 12 GA, 27 fishekë kal.7.62 mm, disa pjesë të pistoletës ajrore, dy rrethatorë për vendosjen e diabollave dhe një mbajtëse e fishekëve të pushkës së gjuetisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.