Connect with us

Kosovë

Policia arreston Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin

Publikuar

Dy anëtarët e PSD-së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi janë arrestuar.

Anëtari i PSD-së Krasniqi u arrestua nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ky subjekt po e zhvillonte në Prishtinë.

Ai është arrestuar së bashku me anëtarin tjetër të kësaj partie, Zgjim Hyseni.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD’së.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”

NA NDIQ NË FACEBOOK