Sport
Pogba te Real Madird? Nuk ka gjasa

Paul Pogba është emër i larguar nga lista e dëshirave të Real Madrid, bën të ditur ‘AS’, transmeton lajmi.net.
Francezi ka pranuar se ëndërron të luajë me ‘Los Blancos’, por ata nuk kanë dëshirë të paguajnë pagën e tij 15 milionë euro në vit.
Madrilenët do të kthejnë gjithë insistimin e tyre për të transferuar yllin e PSG, Kylian Mbappe.
Kurse, për mesfushën, alternativë do të jetë Eduardo Camavinga i Rennes.
Këto lëvizje, Real Madrid synon t’i finalizojë gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/






















