Connect with us

Lajme

“Po fshihen të dhënat e Covid”, Basha: Shqiptarët po vdesin trotuareve!

Publikuar

me

I pyetur nga gazetarët, nëse deklaratat e artikuluara prej tij se qeveria po fsheh shifrat e Covid, si infektimet ashtu edhe viktimat dhe nëse do t’i çonte ato në SPAK, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk kishte ndërmend të fshihej pas gishtit.

Ai deklaroi se qeveria i ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve, se mungojnë testet dhe se njerëzit po vdesin trotuareve.

“SPAK s’ka nevojë t’i coj unë faktet, më thoni kush prej jush nuk ka dëgjuar për raste infektimesh që nuk raportohen nga qeveria dhe raste vdekjesh? S’kam ndërmend të fshihem pas gishtit apo të lejoj SPAK të fshihet pas gishtit. Paratë po vidhen, shëndetësia është në kolaps . Të hapin gojët ose të hapin kraun se s’janë aty për të përpirë taksat e shqiptarëve”,- tha Basha.

Sa për akuzat e artikuluara në Kuvend nga ministria Manastirliu, Basha tha se fjalët e saj nuk e zhbëjnë situatën, ku njerëzit jo vetëm janë të pambrojtur përballë pandemisë, por po vdesin trotuareve.

“Të mbyll gojën unë kur shqiptarët vdesin trotuareve? Opozita i mori paratë për tamponet? Ata janë kapur me presh në duar duke vjedhur dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve, i lënë mjekët në mëshirë të fatit”,- vijoi Basha.

Pjese nga bashkebisedimi me mediat: 

Pyetje: Në seancën plenare zonja Manastirliu e nisi fjalën e saj duke hedhur akuza ndaj opozitës që po politizon çështjen?

Lulzim Basha: Pse çfarë do që të bëj unë?! Të mbyll gojën ndërsa vdesin shqiptarët trotuareve?! Të duartrokas propagandën e mashtruesve dhe hajdutëve?! Po sigurisht do të mbroj interesin publik, opozitat prandaj ekzistojnë.

Opozita është armiku këtu?!

Opozita i mori paratë e plehrave dhe i mori paratë e qytetarëve dhe i çoi tek plehrat, në vend që të blejë tamponët?!

Opozita ka 5 javë, jam lutur. Keni qenë me mua në Elbasan kur i kam thënë: të lus zbatoje planin me 5 pika.

Por kur janë kapur me presh në duar duke vjedhur me mafien e plehrave dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve në trotuar, tamam të vdesin rrugëve, dhe i lënë mjekët në pikën e dëshpërimit, e pe atë që thotë 15 tampone, shkoni merrini mjekët e tjerë dhe pyetini si është situata, si ngelët gjë surratsëzëve përveç se të ngrejnë gishtin tek opozita.

Pse, ne e kemi fajin për këtë situatë?!

Apo të mbyllim gojën edhe ne para kësaj hajdutërie kriminale, terrorizmi shtetëror?!

Kë bind ajo me sulmet e opozitës? Të shkojë të bëjë detyrën e vet. Po të kishte një fije dinjiteti të jepte dorëheqjen se ka testimet më të ulta në Europë.

Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Çekiri po të kishte një fije integriteti.

Por janë një bandë hajdutësh që vjedhin paratë e shqiptarëve në kohë pandemie, sa me tendera sekretë sa me maska të skaduara në fillim të pandemisë. Dhe tani që kanë 6 muaj dhe skanë marrë asnjë masë, ne kemi 5 javë që i themi ditë për ditë; ja ku e ke planin, thonë e paska fajin opozita?

Për çfarë e ka fajin opozita?

Fajin e ka opozita, fajin e ka media, vetëm hajdutët se kanë fajin asnjëherë. (BalkanWeb)

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com