Connect with us

Sport

Play Out: Trepça triumfon në ndeshjen e parë ndaj AS Prishtinës

Publikuar

Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Don Bosko’ në Prishtinë, u fitua lehtësisht nga mysafirët nga Mitrovica, që kanë bërë një hap të madh drejt qëndrimit në elitën  e basketbollit kosovar.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, duke përfunduar 13:13, shkruan lajmi.net.

Diferenca u bë në çerekun e dytë dhe të tretë, të cilat i fitoi Trepça me rezultat 18:25 dhe 9:20.

Trepça e fitoi edhe çerekun e katërt me rezultat 14:18, për rezultatin përfundimtar 76:54.

Kjo fitore për Trepçën është një hap i madh për qëndrimin në Superligë, para ndeshjes së kthimit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK