Sport
Pesë kundërshtarët e mundshëm të Tyson Fury për 5 dhjetorin

Kampioni i WBC mund të zbres në ring më 5 dhjetor, por fillimisht duhet të gjej një kundërshtar.
Pas dështimit për marrëveshje me Wilder, tashmë mbesin pesë kandidatë të mundshëm për duelin.
Oscar Rivas, boksieri kolumbian me një rekord 26-1 është një nga ta.
Efe Ajagba, nigeriani me rekordin 14-0, nga të cilat 11 i ka fituar me nokaute, shihet si kockë e fortë.
Agit Kabayel (20-0) me 13 nokaute të regjistruara po ashtu mund ta sfidojë kampionin e WBC.
Charles Martin (28-2-1), me 25 nokaute nga 28 fitoret e tij synon po ashtu hapin më të madh në karrierën e tij.
Listën e pesë kandidatëve potencialë të Fury e mbyll Michael Hunter, i cili ka rekord prej 18-1-1, me 12 nokaute të regjistruara, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet se cili nga boksierët do ta ketë fatin për të kontestuar titullin e WBC me Tyson Fury. /Lajmi.net/




















