Connect with us

OP / ED

Përballja me krizën e shkaktuar nga Pandemia COVID-19

Publikuar

Shkruan: Bujamin Bela

· Përballja me krizën e shkaktuar nga Pandemia COVID-19
· Valët e ardhshme të shpërthimit të COVID-19 që kanë të nevojshme izolimin do të rrisin më tej pasigurinë ekonomike, si dhe kostot ekonomike dhe sociale. Një recesion i tejzgjatur do të ndikonte negativisht në gjithë sektorët ekonomikë e në veçanti ato financiarë, duke rritur kreditë problematike dhe duke dëmtuar fitimet dhe rentabilitetin, veçanërisht për bankat që nuk janë të mirë-kapitalizuara. Nga ana tjetër, kjo do të limitonte aftësinë e bankave për të dhënë hua dhe mbështetur aktivitetin real si dhe do të dobësonte më tej konsumin dhe investimet.

· Masat qeveritare afatshkurtra që synojnë të mbrojnë likuiditetin e firmave të prekura nga kriza janë efikase në ruajtjen e të ardhurave vetëm gjatë muajve të parë të krizës. Por ato janë të kushtueshme dhe mund të bëhen të paqëndrueshme dhe joefektive nëse kriza zgjat, ndërsa likuiditeti i bizneseve mund të kthehet në pengesë për aftësinë paguese. Përfundimisht eleminimi i hapësirës fiskale do t’i detyronte autoritetet të zvogëlojnë mbështetjen e tyre, duke i detyruar firmat që kanë përfituar ndihmë të mbyllen ose të pushojnë punëtorët.
· Vizioni dhe përpjekjet afatgjate, kërkojnë një konsezus shoqërorë të bazuara në vullnet të mirë, sakrificë, transparencë dhe drejtësi. Pacienti i sëmurë kërkon të mbijetojë, e më pastaj të rikuperon dëmet e shkaktuara. Por nëse i njejti nuk merrë terapi përkatëse profesionale atëher mund të sjell dëme të parekuperueshme afatgjate.

· Modelet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit ekonomik varen kryesisht nga përshpejtimi i reformave strukturore të cilat do t’i japnin hov produktivitetit në gjitha nivelet, si: forcimi i institucioneve shtetërore që mbrojnë sundimin e ligjit; mbrojtja e konkurrencës në sektorin privat; adresimi i mospërputhjeve përsa i përket aftësive në tregun e punës; realizim i investimeve kapitale dhe përmirësimin e shërbimeve publike me qëllim forcimin e kapitalit njerëzorë.

Për të analizuar situatën ekonomike duhet merren parasysh temat e mëposhtme:

· Analizë mbi GDP, Punësimi, Rritjen ekonomike, Konsumin, Investimet, Borxhi Publik(59%), Deficiti Buxhetor, Likujditetin, Eksporti, Investimet e huaja.
· Masat e deritanishme (I,II, III, IV) reaktive/proaktive, Fiskale /Monetare dhe Mbrojtje Sociale.
· Servisimi I borxheve çështje problematike, (kthimi në kohë krize)
· Raporti I ndihmës shtetërore tash dhe në të ardhmen?
· Kufizimeve mbi hapsirën për ulje të tatimeve;
· Ekonomia e zezë pengesë për të ardhurat tatimore.
Sygjerime
· Maqedonia e Veriut duhet të ketë prioritet rritjen e kërkesës së brendëshme (Ndihmes dhe përkrahje të Industria përpunuese, ndërtimtaria, tregëtia, transporti dhe shpedicioni, bujqësisë, turizmi dhe IT sektori).
· Ngritjen produktiviteti administrativ dhe produktivitetin e kompanive shtetërore( uljen e shpenzimeve);
· Shfrytëzimi I parave në mënyrë racionale dhe në projekte zhvillimore. Të organizohen grupe punuese në përgaditjen e të rinjëve për vetëpunësim, fokusim në industri, IT, etj, për të qënë më konkurent në tregun e punës;
· Identifikim I nevojave të kompanive transnacionale për mundësi furnizimi ose bashkëpunimi me kompanitë vendase të bëhen pjesë e zinxhireve të tilla, përmes ofrimit të lëndëve të para ose produkteve gjysmëfinale, dhe
· Identifikimi I sektorëve dhe fushave të cilët japin kontribut në rivitalizimin e ekonomisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK