Connect with us

Kosovë

Për të gjashtën herë, Qeveria pret që nesër deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Publikuar

më

Qeveria e Kosovës pret që nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ekzekutivi, për të gjashtë herë është në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme nga pozita dhe opozita që të kalojë ky projektligj në parlament.

Megjithatë, partitë opozitare ende mbajnë qëndrim të njëjtë për ta kundërshtuar këtë pako.

Drejtues të Ministrisë së Financave sot kanë kërkuar nga pozita dhe opozita në Kuvend që ta votojnë këtë projektligj për arsye siç potencojnë, është në interes të qytetarëve dhe kryesisht në interes të sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi beson se nesër pas tentativës së pestë të kalon ky projektligj që parash edhe tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale.

Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të bëjë përpjekje derisa të kalohet ky projektligji duke shtuar se kjo është ndihmë për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

“Pres që nesër me kaluar ky projektligj, se si do të zhvillohen procedurat dhe sa herë nuk mund të them, kjo është punë që të bisedohet brenda Grupeve Parlamentare, brenda Kryesisë së Kuvendit. Ne duhet të tentojmë derisa të arrijmë me aprovua këtë projektligj, pasi është ndihmë në shpëtim të ekonomisë së Kosovës. Do ta zvogëlonte pjesën e rënies ekonomike dhe të hyrat buxhetore si dhe ndihmë për sektorin privat për me ruajt aktivitetin ekonomik dhe me u ringjallë sektori privat. Andaj, po shpresoj që në këto kushte të gjithë me qenë të vetëdijshëm që është një nevojë e madhe për me kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike”, tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere ku ka prezantuar disa projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat morën mbështetjen e Komisionit.

Krasniqi ka thënë se vonesa e miratimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike ka thelluar rënien ekonomike dhe zvogëlimin e të hyrave buxhetore.

“Ne po tentojmë me i pas 62-63 vota edhe me kalua projektligji. Është mirë të kalohet, sepse ky projektligj është në interes të përgjithshëm të ekonomisë dhe sektorit privat prej nga mbushet buxheti e që për herë të parë ne duhet edhe krahas masave që kemi marrë me pakon emergjente, por me pakon për rimëkëmbje ekonomike që edhe përmes kësaj pjesë tjetër më shpëtua ajo çka mund të shpëtohet dhe me filluar mbarë e mirë për t’u kthyer në normalitet në vitin 2021. Në planifikimet e para ka qenë që rënia ekonomike ka me qenë rreth 2.3 për qind ose rreth 232 milionë më pak të hyra, ndërsa sot kur po flasim ne nuk mund ta mbyllim nën 6.5 për qind rënie ekonomike dhe 300 milionë euro nën performacë të hyra”, theksoi ai.

Kërkesë për të kaluar kjo pako në Kuvend është edhe nga komuniteti i biznesit, të cilat në vazhdimësi po tregojnë gjendjen e rëndë në sektorin privat.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK