Sport
Pas marrëveshjes me Ter Stegen, Barca po punon për rinovimin me Lenglet e De Jong

Barcelona raportohet të ketë arritur marrëveshje verbale me Ter Stegen për rinovimin e kontratës dhe po pritet një moment më i pëlqyer për të zyrtarizuar gjithçka.
Kështu, së fundmi Barcelona ka vënë gjithë fokusin në Clement Lenglet dhe Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi francez dhe mesfushori holandez shihen si pjesë të palëvizshme të skuadrës dhe për ta duhen kontrata të reja, ‘blinduese’.
Ter Stegen kishte kontratë deri në vitin 2022, Lenglet ka deri në vitin 2023 kurse De Jong deri në vitin 2024. /Lajmi.net/






















