Connect with us

Sport

Pandev më i emocionuar se kurrë para takimit me Kosovën: Po digjem nga dëshira për të fituar

Publikuar

Pandev tha qartë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

“Së pari, unë dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu. Dëshira ime, federata dhe ambasada e Maqedonisë në Itali kishin një dëshirë të madhe për të ardhur këtu dhe në fund ia dolëm. Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dy ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, vijoi ai, përcjell lajmi.net.

“Ndeshjet në fanellën e klubit dhe këto në ekipin kombëtar, për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira”, tha Pandev.

“Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje”.

Disa faktorë e ndihmuan Pandev të merrte pjesë në këtë takim.

“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan. Unë dua t’u dërgoj një mesazh disa njerëzve të cilët as nuk dërguan një mesazh për të pyetur se si është Goran, a do të luajë ai në këtë ndeshje”, përfundoi ai. /Lajmi.net/ 

 

 

Lajme35 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni1 hour ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme4 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK