Lajme
Pamje tronditëse nga konflikti Armeni – Azerbajxhan, shpërthime dhe viktima (VIDEO)

Prej disa ditësh lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po vazhdon në mënyrë barbare në rajonin e Nagorno-Karabak.
Ditën e sotme janë publikuar video të ndryshme ku shihen momente kur sulmohet me raketë, ura në lumin Akar, e cila lidh Armeninë me Karabakun por edhe pamje të tjera, ku lëshohen bomba mbi trupat armene, duke shkaktuar viktima.
Në video dallohet qartë raketa që i është afruar urës dhe shpërthen mbi të ndërsa një makinë civile e cila po i afrohej urës ka shpëtuar mrekullisht pa u goditur.
Prej më shumë se 10 ditësh të luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë numërohen më shumë se 100 viktima dhe qindra të plagosur ndërsa përplasjet për rajonin e Nagorni Karabakut vijojnë me të njëjtin intensitet.
Përshkallëzimi i konfliktit që nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada, rrezikon të përfshijë në përplasje edhe Rusinë, Iranin dhe Turqinë.
Rusia, e cila ka një aleancë ushtarake me Armeninë, shet armë të sofistikuara me vlerë miliarda dollarë si në Baku ashtu edhe në Jerevan.
Nga ana tjetër, Armenia ka akuzuar Turqinë, e cila mbështet Azerbajxhanin turqishtfolës, për ndërhyrje në konflikt.
Video:
#VIDEO: Footage from surveillance camera showing Azerbaijani artillery strike on the bridge linking #Armenia and #Karabakh at Hakari river #ArmeniaVSAzerbaijan pic.twitter.com/tCLpIsx3vN
— Rahul Upadhyay (@rahulrajnews) October 2, 2020
.





















