Connect with us

Kosovë

Pamje kur policia “prishin” dasmën në Londër pasi thyen masat kundër koronavirusit

Publikuar

më

Ky është momenti kur një ceremoni martese me më shumë se 100 njerëz u “prish” nga policia.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pronari i Tudor Rose në Southall – Londër mund të gjobitet me 10 mijë funte për lejimin e kaq shumë njerëzve që të mblidhen, pavarësisht udhëzimeve të qarta të koronavirusit.

Siç bëhet e ditur më tej, oficerët nga Policia Metropolitane u thirrën menjëherë pas orës 6.30 pasdite të martën mes njoftimeve për një tubim të madh.

Dhe pamjet e kamerës së trupit treguan se mysafirët nuk arrinin të mbanin distancën shoqërore ndërsa gëzonin në një festë martese.

Kryeinspektori Peter Gardner, komandanti i zonës, e etiketoi shkeljen si ‘të rrezikshme dhe marrëzi’.

Dasmat janë kufizuar në 15 persona që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar përhapjen e coronavirusit.

Vendet gjithashtu supozohet t’i përmbahen udhëzimeve strikte të sigurta në mënyrë që t’i mbajnë njerëzit të sigurt nga virusi. /Telegrafi

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK