Connect with us

Lajme

Partia Demokratike skaulifikon figura të njohura, do habiteni me emrat që nuk janë më pjesë e listave

Publikuar

Komisioni i Vlerësimit të PD ka skualifikuar mbi 10 ish-deputetë që e humbin mundësinë për të kandiduar në zgjidhjet e 25 Prillit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se mes 150 emrave që u skualifikuan, përfshihet Ervin Salianji, Endri Hasa, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Fatbardha Kadiu, Orjola Pampuri.

Komisioni i Vlerësimit u mblodh ditën e sotme për të përfunduar procesin e vlerësimit të emrave nga anëtarësia. U zgjodhën 326 emra për të përcaktuar listën finale të kandidatëve që do të shkojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ende nuk ka një reagim nga PD ndërsa Basha ka deklaruar se lista e plotë e kandidatëve nuk do të bëhet publike deri në momentin që do të kalojë në kryesi.

NA NDIQ NË FACEBOOK