Connect with us

Sport

Ozil turpëron trajnerin e tij, i uron ditëlindjen ish trajnerit emocionalisht: “Urime ditëlindjen, o Boss”

Publikuar

Mesut Ozil mund të jetë një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, e megjithatë Arsenali, ky ekip i vogël e simpatik nga Londra e Veriut e ka lënë jashtë lojtarëve të mbledhur për Premier Ligë – duke e përzënë praktikisht nga klubi. 

Për një gjë të tillë është kritikuar me të madhe trajneri i këtij klubi që ka emrin Mikel dhe mbiemrin Arteta.

Dhe, duket se urimi që Ozil i ka bërë legjendës Arsene Wenger i drejtohet në një mënyrë edhe si sulm Mikel Artetas, përcjell Periskopi.

Ai e falenderon z.Wenger që ka qenë gjithnjë i drejtë dhe i ndershëm, ndërsa i ka dhënë besim prej ditës së parë e deri në të fundit.

Ozil nuk ngurron ta quajë trajnerin e tij të mëparshëm si njërin prej më të mëdhenjve në histori të Premier Ligës.

Wenger kishte qenë trajner i Arsenalit për 22 sezone rresht.

“Urime Ditëlindjen, Shef! Falemnderit për krejt besimin dhe mbështetjen që më ke dhënë prej ditës së parë e deri në ditën e fundit në Arsenal. Pa asnjë dyshim je prej menaxherëve më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës – gjithnjë respektues, i drejtë dhe i ndershëm. T’i dëshiroj të gjitha të mirat!”

NA NDIQ NË FACEBOOK