Kosovë
Osmani: Pakënaqësitë e deputetëve ndaj raportimeve të Hotit janë enorme

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeminnistrin Avdullah Hoti për mosbashkëpunim, transmeton Periskopi.
Ajo madje thotë se edhe deputetët kanë pakënaqësi të skajshme ndaj raportimeve të Hotit si kryeministër në Kuvend, veçanërisht rreth dialogut.
‘’Hoti ka zgjedh një traditë tradicionale të mos bashkëpunimit. Hoti asnjëherë nuk ka ardh të më takojë. I kam bërë edhe ftesë publike për takim. Pakënqësitë e deputetëve ndaj raportimeve të Hotit janë enorme, sa nuk i kam parë deri më tani. Jo logjike ti injorosh e përqeshësh pyetjet e deputetëve’’;, ka theksuar ajo në një debat televiziv.PERISKOPI/






















