Shëndetësi
OBSH: Një nga 10 njerëzit në botë mund të kenë pasur koronavirusin

Një në 10 njerëz në të gjithë botën mund të ketë pasë COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një takim të veçantë të drejtuesve të saj.
Një zyrtar i lartë tha se nga ky vlerësim nënkuptohet se “shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”.
Pak më shumë se 35 milionë njerëz janë konfirmuar se janë infektuar me koronavirus, ndërsa ky vlerësim i OBSH-së kap shifrën e vërtetë afër 800 milionë.
Ekspertët kanë thënë prej kohësh se numri real i rasteve do të tejkalojë ato të konfirmuarat.
OBSH po takohet në selinë e saj në Gjenevë, Zvicër, për të diskutuar përgjigjen globale ndaj pandemisë.
Dhjetë muaj më vonë, kriza nuk tregon asnjë shenjë fundi. Disa vende po përjetojnë valë të dytë pas zbutjes së kufizimeve dhe në disa raste numrat janë edhe më të lartë.
The post OBSH: Një nga 10 njerëzit në botë mund të kenë pasur koronavirusin appeared first on Klan Kosova.





















