Connect with us

Kosovë

Nisma thotë se biznesmeni i arratisur për vjedhjen e 2 milionë eurove nuk është pjesë e tyre

Publikuar

Rreth 2 milionë euro janë “avulluar” nga Thesari i Shtetit, prej zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik.

I përmendur në këtë skandal është edhe Kadri Shala, i cili është raportuar se është anëtar i partisë së partisë së Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate.

Bilal Sherifi nga kjo parti është distancuar, derisa s’e ka mohuar se Shala është anëtar i Nisma-s.

“Ajo që mund të them është se nuk e njoh, mund të jetë anëtar i Nismas, por distancohemi komplet nga një veprim i tillë. Ftojmë sistemin e drejtësisë të ndjekin deri në fund këtë dhe të marrin dënimin e merituar ata që kanë kryer këtë krim”, ka thënë Bilal Sherifi në një debat.

NA NDIQ NË FACEBOOK