Kosovë
Nisma i reagon Lajçakut: Nuk do ketë Asociacion pa marrëveshje për njohje reciproke

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar reagim ndaj deklaratave të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha sot se nuk do të ketë marrëveshje pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nuk jam në pozitë të dua marrëveshje më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave. Kur politikanët nuk duan ta rihapin tekstin, dhe ne nuk duam, por duam ta implementojnë atë që është premtuar, tha Lajçak.
Ndërsa Shala përmes një postimi në Facebook, tha se ngjashëm siç s’do të ketë Asociacion pa marrëveshje për njohje reciproke.
”Ashtu siç nuk do të ketë Asociacion pa Marrëveshje për Njohje Reciproke!”, shkruan Shala.




















