Sport
Neymar kalon Messin dhe Ronaldon me kontratën e re

Neymar ka nënshkruar një kontratë me “Puma” sipas së cilës ai do të marrë 25 milionë euro në vit, e cila është marrëveshja më e shtrenjtë e sponsorizimit në botën e futbollit.
Braziliani më parë kishte një kontratë me Nike për dyfishin e shumës më pak, rreth 12 milionë euro në vit, dhe u nënshkrua në 2005, transmeton lajmi.net.
Me kontratën e re, Neymar kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon. Argjentinasi merr 20 milionë euro në vit nga Adidas, ndërsa kontrata e Cristiano me Nike vlen 162 milionë, por për dhjetë vjet.
Neymar kishte veshur këpucë nga sponsori i ri në ndeshjen me Manchester United mbrëmë dhe promovoi modelin e ri “Puma King Platinum”. /Lajmi.net/


















