Connect with us

Lajme

Nesër Qeveria vendos se sa mysafirë mund t’ju vijnë për vizitë

Publikuar

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet seanca e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në të cilën pritet të diskutohet për masat e reja kundër koronavirusit, raporton SHENJA.

Javën e kaluar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i propozoj Qeverisë që të miratojë këto masa të reja:
Mbajtje e detyrueshme e maskave në hapësira të hapura.

Ndalim për grumbullim në hapësirë publike pas orës 22.00. Deri në katër persona të mund të vijnë mysafir.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se nëse në periudhën në vazhdim nuk ka ulje të numrit të rasteve, atëherë nuk përjashtohet edhe vendosja e karantinës në pjesë të caktuar të shtetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK