Connect with us

Lajme

Nëse nuk respektohen masat, situata do të përkeqësohet edhe më tej

Publikuar

Nëse vazhdojmë të sillemi kështu, skenari i zi nuk na shpëton. Këtë e ka deklaruar drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviq. Ajo, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se shumë qytetarë fillojnë të besojnë se Covid-19 ekziston vetëm kur një i afërt përfundon në spital dhe kur jeta e tij është në rrezik. Ajo bëri thirrje që situata të merret seriozisht dhe të ndërmerren masa për të mbrojtur nga bartja e virusit.

“Sigurisht, nëse vazhdojmë të sillemi kështu, skenari i zi nga çdo kategori nuk do të na shpëtojë, duhet ta përmirësojmë sjelljen dhe të folurit në mënyrë që këto skenare të errëta të mos ndodhin. Dhe me të vërtetë, kjo është përsëritur kaq shumë herë në të gjitha nivelet e ndryshme, në drejtim të arritjes së të gjitha synimeve të ndryshme për zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe informacioneve- deklaroi Milena Stevanoviq- drejtore e Klinikës.

Pas numrit rekord të infektuarve në baza ditore prej gati gjashtëqind një ditë më parë, qytetarët me të cilët biseduam po shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e tyre.

“Ka vend për shqetësim.”

“Jam i shqetësuar, por më kot. Njerëzit nuk mbrohen.”

“Më shqetëson fakti se nuk shoh të ardhme në të cilën dikush do të respektojë diçka që është e ligjshme.”

“Duke pasur parasysh se çfarë lloj njerëzish jemi dhe sa e zhvilluar është vetëdija jonë, asgjë nuk më habit”.

Sipas statistikave, rritja e të sapo infektuarve gjatë kësaj periudhe është kryesisht në grupmoshën prej 30 deri në 39 vjeç. Sipas Dr. Stevanoviç, kjo është për shkak se shumë qytetarë në atë moshë janë më aktivët, lëvizin më shumë, vihen në rrezik dhe nuk i kushtojnë vëmendje. Disa prej tyre besojnë se edhe nëse infektohen, nuk do të kenë pasoja serioze, por Stevanoviç thotë se praktika tregon se nuk ndodh gjithmonë kështu.

Ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për respektimin e masave dhe paralajmërojnë masa të reja, deputeti në pension Amdi Bajram ka gjetur një mënyrë për të shmangur ndalimet dhe kufizimet e brendshme. Ai i organizoi dasmë mbesës së tij në një anije në Stamboll, Bosfor. Atje nuk ka kufizime dhe në dasmë morën pjesë rreth 600 të ftuar, më shumë se gjysma nga Maqedonia./ Alsat

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK