Connect with us

Kosovë

Në pikën kufitare në Kullë, Mali i Zi kërkon nga kosovarët testin për COVID-19

Publikuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton se vetëm në një pikë kufitare, kërkohet testi për COVID-19.

Kjo pika kufitare në Kullë, që lidhë Kosovën me Malin e Zi.

QKMK bën të ditur se si qëndron fluksi nëpër pikat kufitare.

Gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.

Ajo çka theksohet në njoftim është se tani vetëm në një pikë kufitare për dalje nga Kosova, po kërkohet testi i koronavirusit.

Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK