Connect with us

OP / ED

Në Maqedoni ministria e burekut, në Kosovë qeveria e sanduiçit

Publikuar

Facebook status nga gazetari dhe analisti Naim Sinani

Kur i dëgjon politikanët e Kosovës në “gjuna” me të shty. Hoti, Selmanaj e të tjerët, po thonë se po punojnë 24 orë, edhe atë me sanduiça prej shtëpisë, duke e kursyer shtetin. Tash e kuptova pse Grenell nuk qëndroi për darkë në Prishtinë. Ka pasur frikë se Hoti e gostit me senduiç, prandaj iku te Vuçiçi në Beograd. Dhashtë Zoti e nuk i kujtohet zv/kryeministrit Grubi me i kopju, e me i urdhëruar edhe ministrat shqiptar në RMV, që të shkojnë në punë me sanduiça prej shtëpisë, sepse nëse ju kujtohet ajo ministria e burekut, në atë rast duhet të riemërtohet në ministria e saduiçit. Me thënë të drejtën, mua më ka pēlqyer ajo ideja e kryeparlamentarit, që ministrat me shku në pun me trotinet, pse jo edhe ekologjike edhe ekonomike. Por kurrsesi jo me sanduiç prej shtëpisë, sepse aq të uritur që janë, ka nga ata që i hanë rrugës e derdhin trosha.