Connect with us

Lajme

Ndryshime në pushtetin lokal në Strugë/ A ka probleme mes partnerëve LSDM dhe BDI?

Publikuar

Në Strugë së fundmi u bënë publik dy emrat e rinj të drejtorëve të ndërmarrjeve komunale. Në NP “Komunale” pas dorëheqjes së drejtorit Ivan Kleçkaroski është emëruar Iqmet Islami, ndërsa pas emërimit në pozitën Ministër për Shoqëri Informative dhe Administratë të Jeton Shaqirit, në vendin e tij në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, siç po paralajmërohet do të emërohet Dashmir Nasufi. Ky i fundit ka qënë shef i kabinetit të kreut të Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Menjëherë në opinion qarkulluan informata për probleme mes partnerëve të koalicionit lokal LSDM dhe BDI, pasi kjo e fundit po i merr të dy këto pozita drejtuese, prej të cilave njëra i ka takuar LSDM’së nga fillimi i mandatit, shkruan in7.

Për të mësuar më shumë, in7 kontaktoi me Kryetaren e Komitetit Komunal të LSDM’së në Strugë, Sonja Stojkoska.

Kjo e fundit nuk deshi të japë më shumë detaje, por theksoi se qëndrimin zyrtar do ta shpallin në ditët e ardhshme.

“Nuk dua të jap komente në lidhje me spekulime të ndryshme. Për ndodhitë e fundit në Strugë do të deklarohemi zyrtarisht në ditët e ardhshme. Ne jemi parti serioze dhe vendimet i marrim brenda organeve tona, prandaj ju lutemi të kini pak durim. Do t’u njoftojmë të gjithëve”, u shpreh për in7, Sonja Stojkoska, Kryetare e LSDM’së në Strugë.

E pyetur për probleme eventuale apo mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit lokal, Stojkoska theksoi se nuk ka diçka të tillë, ndërsa nuk mohoi se mund të ketë ndonjë marrëveshje të re mes tyre, me çka LSDM do të mund të fitonte ndonjë pozitë tjetër të rëndësishme.

Stojkoska u caktua për Sekretare në Komunën e Strugës në fillim të mandatit të Merkos, por si pasojë e disa mosmarëveshjeve, të cilat nuk i ka bërë publike, ajo u dorëhoq brenda pak muajsh. Koalicioni mes BDI’së dhe LSDM’së në Strugë ka hasur shpesh në mosmarrëveshje dhe kundërshtime. Këshilltarët e LSDM’së në disa raste nuk i kanë votuar pikat e propozuara nga kreu i komunës./in7.tv/

Lajme36 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK