Sport
Napoli mposhtet në shtëpi, Alkmaar merr fitore minimale

Skuadra e Napolit është mposhtur në ‘San Paolo’, në përballjen kundër AZ Alkmaar, shkruan lajmi.net.
Me rezultatin minimal 0:1, holandezët kanë arritur të marrin tri pikë nga udhëtimi në Itali.
Fati i takimit u vendos në minutën e 57’, nga De Wit.
Në këtë ndeshje nuk pati minuta për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, që vazhdon të qëndrojë në stolin e napolitanëve.
Napoli mbetet pa pikë nga ndeshja e parë e grupit në Ligën e Evropës, kurse AZ Alkmaar e nis me tri pikë. /Lajmi.net/


















