Connect with us

Kosovë

Mustafa: O Mërgim Lushtaku, po ku din ti çka osht’ dashnia?

Publikuar

Deputeti i PDK’së,  Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të votojë kundër Projektkodit civil të Kosovës, meqë aty përfshihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë.

Deklarimi i  Lushtakut s’është pritur aspak mirë nga komuniteti LGBT, në Kosovë.

Për këtë ka reaguar Lendi Mustafa duke thënë se ‘po ku din ti çka osht’ dashnia, kur tan jetën tane je kufizu pa e lane vetën me pa përtej?

Po ashtu, në reagimin e Lendi Mustafës thuhet se këto deklarime po i bëjnë probleme atyre.

“O Mërgim Lushtaku, e Mërgim Lushtaka të tjere! Po ku je nisë kur flet për famije, e ku je nisë kur flet per fëmijë? Se me këtë gjuhë, tu ba si të gjithëdijshëm doni me na furrë. Po ku din ti çka osht’ dashnia, kur tan jetën tane je kufizu pa e lane vetën me pa përtej? Po ku din ti çka osht’ fmija, kur mu në borllog me kishe gjujtë me pas kanë djali yt? E ku din ti me folë për rritjen e fëmijëve, kur me gjasë tanin e kishe shkatërru nese si ti nuk kishin dashtë mu rritë? Qysh e mbronë një të vdekun, e në emër të tij urren një fëmij që dashuron ndryshe prej teje, e I del hakësh, për hunsh ja nxjerrë? O Mergim Lushtaku , mos na fol për familje të mirë, kur na kurrë familje s’kemi pasë. Sa nana e sa baba, sa motra e sa vllau na coptojnë e na hajnë ymrin pse janë si ti. Na qesin prej shpisë, e na rrahin. Nje fëmi rritet mirë në një ambient të dashtun, në një ambient te edukuar, në nje vend ku pranohet! Me ni nanë, me dy nana, dy baba ose ni nanë e ni babë. Hiç s’ka rendësi “formacioni”, sa ka rëndsi dashnia e harmonia në familje..”, thuhet në reagim e tij.

Kujtojmë që Lendi Mustafa është pjesëtar komuniteti LGBTI në Kosovë si dhe transgjinori i parë në Kosovë që ka dalë hapur për identitetin e tij gjinor në media.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK