Kosovë
Mustafa ia mbyll gojën Haradinajt për presidentin: Pas takimit, kreut të AAK-së i zbuten qëndrimet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Haradinaj nga gazetarët është pyetur se është arritur pajtueshmëria që ai të jetë kandidat për president.
“Nuk e kam përgjigjen në këtë temë, në të ardhmen do të vazhdojmë bashkë që të vijojnë këto procese”, tha ai.
Kreu i AAK-së u pyet edhe se a do të dalë nga koalicioni AAK-ja nëse nuk merr postin e presidentit.
“Nuk jemi në këtë linjë. Jemi në punë, me përkrah veten, vendin në këto situata. Besoj që do ta gjejmë zgjidhjen së bashku”, u përgjigj ai.
Haradinaj foli pak edhe për aktakuzat e Speciales ndaj Thaçit e Veselit, për të cilat tha se shpreson se nuk do të konfirmohen.
Ai tha se Kosova nuk do ta pengojë asnjëherë drejtësinë dhe se beson tek lufta e pastër e UÇK-së.
“Kosova çdoherë ka qenë me drejtësinë dhe ligjin. Drejtësia e ka vlerësuar luftën e drejtë të UÇK-së, dhe besojmë edhe në këtë rast. Shpresojm që nuk do të ketë konfirmim të propozim-aktakuzave. Kosova beson edhe në vete që t’i përkrahë shtetasit e vet, jo kundër ligjit, por pro ligjit”, tha ai. /Periskopi





















