Connect with us

Kosovë

Molliqaj për vazhdimin e mandatit të Speciales: Më mirë ta bëjë OKB sesa vet Kosova

Publikuar

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk ka kuptim që t’i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale.

“Kjo gjykatë nuk ka për të vendosur drejtësi as për krimet që duhet të gjykohen”, ka thënë Molliqaj.

“Historia ka dëshmuar se ka pasë momente kur vet ndërkombëtarët kanë thënë se është vendimi i juaji dhe mbajeni përgjegjësinë për këtë. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare e sheh të domosdoshme, më mirë është të ndërtohet gjykata nga Organizata e Kombeve të Bashkuara sesa ne vet ta ndërtojmë gjykatën”.

“Luftën e Kosovës nuk e trajton si luftë por si konflikt ku një grup kriminal – UÇK, ka vrarë, plaçkitur, djegur…, si grup kriminal. Për Kosovën do të ishte më mirë që UÇK- të trajtohej si organizatë terroriste, jo si organizatë e kriminalizuar”.

NA NDIQ NË FACEBOOK