Connect with us

Kosovë

Ministri Zemaj hahet keq me fjalë me deputetin e VV-së: Kush po i gëzohet vdekjeve nga pandemia?

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu është përgjigjur deklarimit në Kuvend të deputetit të LVV’së, Fitim Ukës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Zemaj ka thënë se situata me COVID 19 në Kosovë është e relaksuar.

“Situata pandemike është e qetë, e sigurisht edhe debati është i relaksuar”, ka thënë ai. Më tej, ministi akuzoi z.deputet se po i gëzohej vdekjeve nga pandemia – vetëm sa për ta sulmuar qeverinë – kritikë të cilën z.deputet e ktheu duke thënë që ministri po krenohej me mos-vdekjet nga pandemia.

Zemaj thotë se deputetët e LVV’së në seancën e sotme kanë folur me referenca nga Sputniku rus.

“Pavarësisht intencave që ndonjëherë mund të jenë të qëllimshme, besoj që nga pakujdesi e nga referencat e dobëta me qëllime dashakeqëse, këtu të bie ndërmend se ka referohen shtetet që nuk janë dashamirëse të Kosovës, statistikat që po i paraqesin deputetët këtu, kanë qenë para pak ditësh në Sputnikun rus. Është për të ardhur keq, e për të vajtuar si një deputet i Kosovës i veshur me petkun e mjekut ju gëzohet vdekjeve të një pandemie që ka kapluar globin”, ka thënë ai.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK