Connect with us

Kosovë

Mimoza Kusari i bërtet ashpër kryeministrit Hoti derisa përsëritet e përsëritet

Publikuar

Vazhdon të diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës – me përplasje të lehta të Qeverisë me opozitën. Por, ishte edhe deputetja Mimoza Kusari Lila e cila ndezi seancën me fjalë të ashpra.

Ajo akuzoi Qeverinë për arrogancë duke thënë: “A po pritni që ne (opozita) të vijmë e t’ju lavdërojmë këtu?”

Kusari ka ripërsëritur me ton shumë të lartë qëndrimet politike të Vetëvendosjes derisa ka sulmuar njësoj si më herët LDK-në dhe kryeministrin Avdullah Hotin, përcjell Periskopi.

 “Asnjë shtet në botë nuk ka bo pako ekonomike përmes pareve të qytetarëve. Kanë gjetë mekanizma tjerë.” – ka pretenduar ajo, megjithëse natyrisht kjo nuk qëndron.

“Për çka jeni ju, për çka jeni ju, hajt tregomëni. Veç te ju e kemi pa me nga pas karrigeve,” – shtoi Kusari.

NA NDIQ NË FACEBOOK