Sport
Milan në bisedime me Chelsean për transferimin e Rudiger

‘Calciomercato’ shkruan se Milan janë në bisedime me Chelsean për nënshkrimin e mbrojtësit Antonio Rudiger, përcjell lajmi.net.
‘Rossonerët’ kanë vënë kontaktet me përfaqësuesit e reprezentuesit gjerman, për huazimin e 27 vjeçarit.
Tottenham gjithashtu ka qenë i lidhur me mbrojtësin gjerman, që nuk pritet të jetë i rëndësishëm për Frank Lampard në sezonin e ri të Chelsea.
Rudiger te Chelsea është transferuar nga Roma, në vitin 2017./Lajmi.net/






















